UNS me simpozium shkencor për Trashëgiminë Kulturore

Në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë simpoziumi shkencor i radhës do të mbahet sot dhe nesër. Tema e kësaj konference është ‘Trashëgimia Kulturore dhe Turizmi në Republikën e Maqedonisë’, një temë e cila i qëndron besnike dhe buron pikërisht nga profili i organizuesve të cilët janë Instituti për Trashëgimi Kulturore në Republikën e Maqedonisë, Komuna e Strugës, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës dhe dy institucione të tjera të Arsimit të Lartë, prej të cilëve pritet të përmbyllet procedura e konfirmimit të kumtuesve dhe punimeve të tyre.

Nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, do të paraqiten për kumtesa vetëm pjestarë të Stafit Akademik, persona të cilët tashmë njihen dhe nderohen me krenari për analizat e tyre shumëdimensionale dhe të domosdoshme, si në fushën e shkencës, ashtu edhe në mishërimin praktik të udhëzimeve dhe rekomandimeve të tyre nga qeveritë respektive të Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. 

Kumtuesit janë lektorët: Doc. Dr. Bashkim Rama, Kandidat për PhD – Shpëtim Cami, Kandidat për PhD – Bekim Adili, Kandidat për PhD – Naim Zenku, ku natyrisht nuk do të mungojnë personalitete të spikatura të sferës së politikës, shkencës, arsimit dhe deri tek përfaqësues dhe të interesuar nga shoqëria civile thuhet në njoftimin e UNS-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button