Tragjedi në Kroaci:shtatë të vdekur në aksident trafiku

Në autostradën Zagreb – Split, sot rreth orës 4 të mëngjesit erdhi deri te përmbysja e autobusit me ç’rast shtatë persona humbën jetën, e madje 44 u lënduan më lehtë apo më rëndë. Sipas informatave policore, bëhet fjalë për një autobus me targa çeke i cili transportonte rreth 50 udhëtarë.

Të gjithë të pësuarit janë shtetas çekë. Autobusi depërtoi rrethoren mbrojtëse dhe anash u përmbys. Në vend të ngjarjes gjenden ekipe të ndihmës së shpejtë, ndërsa ata që u lënduan rëndë barten me helikopter.

Trafiku në këtë pjesë të autostradës është ndërprerë, ndërsa kolona e automjeteve është e gjatë rreth 8 kilometra. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button