Haxhiristeski dha dorëheqje
Dorëheqje e parevokueshme ka dhënë kryetari i FFM-së Harallampie Haxhiristeski, lajmërojnë mediat maqedonase.
Haxhiristeski në seancën e jashtëzakonshme në Prilep ka dhënë dorëheqje së bashku me këshillin drejtues të federatës.
Dorëheqja e kryetarit të FFM-së pason një ditë para seancës së caktuar nga Këshilli iniciativ i përbërë nga anëtarë të të gjitha shoqatave futbollistike të komunave, e cila do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup.
Ndryshe, kryetari i FFM-së Haxhiristeski njihet nga skandalet e shumta dhe për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, respektivisht dyshohet se ka trukuar ndeshje futbolli. /Portalb