Resnjë: Rruga e tmerrshme vazhdon të neglizhohet

Rruga për në Resnjë vazhdon të mbetet në gjendje të tmerrshme me gropa si kratere vullkanesh. Banorët dhe të punësuarit në Komunën e Resnjës për Portalb thonë se N.P “Makedonija pat” e ka fituar tenderin për t’i rregulluar ato, mirëpo edhe pas një viti asgjë nuk ka bërë për plotësimin e gropave të cilat janë në gati çdo pesë metra të rrugës. Investimet do të fillojnë para zgjedhjeve thonë ato.

“Janë bërë disa gërmime për të filluar plotësimin, mirëpo ende pritet që “Makedonija pat” të kryen punën e saj deri në fund dhe unë mendoj se kjo punë do të përfundojë në vitin 2013 para zgjedhjeve lokale. Në ndërkohë fillon sezoni turistik ku pritet të vijnë shumë turistë të cilët i kalojnë pushimet në Liqenin e Prespës dhe se kjo rrugë i lidh qytetarët e Resnjës me plazhet e Prespës”, tha i punësuari i cili nuk deshi ta zbuloje emrin e vet.

Për këtë çështje nuk është prononcuar as  kryetari i komunës së Resnjes Mihaill Vollkanovski.

Vozitësit vazhdimisht ankohen sepse hasin shumë vështirësi ndërsa dhe prishin dhe veturën, andaj thonë se të frustruar vozitin me 10 kilometra në orë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button