LSDM: Çka u bë me 8.5 miliardë eurot si investime të huaja?

Partia në pushtet duke u fundosur në dëshpërimin dhe konfuzionin e vet, tregon se nuk ka kufij për gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre.

Para se të shtyhen me deklarata të tilla, përfaqësuesit e VMRO-DPMN-së mund të shkojnë në Bankën Popullore dhe vetë të binden se në Maqedoni sot 90 për qind e aktivës së sistemit të tërësishëm bankar është në pronësi të investitorëve të huaj, deklaruan nga LSDM-ja.

“Kjo nuk do të bëhej nëse kushdo qoftë parandalonte hyrje të kapitalit të huaj. Të përkujtojmë se Nikolla Gruevski në vitin 2009 premtoi 8.5 miliardë euro investime të huaja. Ku janë Shishexham, Haer, Trivju, Intel, Qyteti i Diellit, Çebren dhe Galishte?. Ku janë vendet e reja të premtuara të punës dhe rilindja ekonomike?. Partia në pushtet duhet të përgjigje për këtë, e jo pas gjashtë viteve në pushtet, përgjegjësinë për mjerimin, recesionin dhe varfërinë në rritje të tentojë t’ia mvesh dikujt tjetër, deklaruan nga partia më e madhe opozitare. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button