Referendumi 2018, vetëm Kuvendi do të ketë përfshirje privilegjuese në media

Vetëm Kuvendi i Maqedonisë si propozues i autorizuar ka përfshirje privilegjuese në shërbimet që ofrohen nga radiodifuzuesit, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet), që parashihen me Kodin Zgjedhor, që lidhen me udhëheqjen e propagandës publike për referendumin. Siç bëjnë të ditur nga Komisionit Shtetëror Zgjedhore, të gjitha subjektet tjera, për përfshirje mediale duhet të nënshkruajnë marrëveshje në bazë të kushteve të tregut, njofton Portalb.mk.

“Propozuesi i autorizuar ka privilegj për shfrytëzimin e terminëve mediale. Të gjitha subjektet tjera, mund të reklamohen – përfshihen në media, por me kushte të tregut. Mosshfrytëzimi i terminëve, mund t’i shes te subjektet tjera, nën kushtet e marrëveshjes me subjektin i cili e ka blerë terminin. Çmimet dhe shërbimet për përfshirje mediale, të cilat mediat i dorëzojnë te Komisioni Shtetëror Zgjedhor, kanë të bëjnë vetëm me “qasjen privilegjuese” i propozuesit të autorizuar. Të gjitha subjektet tjera, për reklamat – përfshirhjen e tyre mediale merren vesh me median e caktuar, në bazë të kushteve të tregut”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së.

Përfshirja mediale nga të gjitha subjektet tjera, sipas KSHZ-së mund të bëhet edhe për referendumin e vitit 2018, por në bazë të kushteve të tregut.

KSHZ do të bëj ndryshim të kalendarit me të cilin parashihet afati për dorëzim të çmimores për prezantim medial që lidhet me referendumin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button