Edhe Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka caktuar mblehdjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 08:00 të mëngjesit.

Sipas mediave serbe, kjo mbledhje është thirrur për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Këshillin e Sigurisë e ka mbledhur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Pas kësaj mbledhje, ai ka thënë se rritja e shkallës së gatishmërisë në rast të prishjes së rendit në veri është veprim dhe jo urdhër, njofton Klan Kosova.

“Rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër por veprim”,

Ky takim u mbajt pas raportimeve se në veri të Kosovës, serbët mund të shpallin autonomi në rast se nuk formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Jemi në gjendje gatishmërie; në rast se ka prishje të rendit dhe ligjit, do të veprojmë”, tha mes tjerash kryeministri Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button