Zëri: Dënimi i Ismailit,mos të keqësohen marrëdhëniet ndëretnike, do protestojmë

Lëvizja Qytetare Zëri me keqardhje shpreh se lajmi për shqiptimin e masës 5 muaj burgim për qytetarin strugan Mynir Ismaili është tendencioz dhe me ndikim politik. Nga kjo lëvizje nuk përjashtojnë mundësinë e protestave për siç thonë, jo vetëm në mbrojtje të këtij qytetari strugan, por edhe në mbrojtje te ligjeve të cilat duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët e këtij shteti, dhe jo me standarde të dyfishta kur vjen në pyetje përkatësia etnike.    

“Të gjithë struganët e dinë se akti personal i djegies së flamurit nga ana e qytetarit Mynir Ismaili para Komunës së qytetit ishte individual dhe nuk solli ndonjë nxitje apo përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike apo ndër-fetare në vend. Përkundrazi,  marrja e vendimeve të tilla tendencioze me motive politike ka rrezik për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndër-fetare në Strugë. Akti djegies së flamurit nga ana e një qytetari të thjeshtë institucionet shtetërore duhet ta marrin si alarm që herë të tjera të mos aplikojnë standarde të dyfishta kur vjen puna për sanksione mes komunitetit maqedon dhe atij shqiptar” shkruhet në reagimin e Zëri-t.

Kjo lëvizje thotë se akti i djegies së flamurit shtetëror nuk ishte për të ofenduar komunitetin maqedon por qe një kambanë e vogël drejtuar krerëve dhe institucioneve në vend se është skandaloze që sipas tyre, qeveria jo vetëm qe nuk i sanksiononte personat që gati çdo ditë fyenin shqiptarët por edhe i sponsorizonte ato./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button