Arifi: Falënderojmë Shqipërinë për përkrahjen në arsim

Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi sot realizoi takim me delegacionin e Universitetit të Tiranës i cili kryesohej nga Rektori i po këtij universiteti, Dhori Kule.

Arifi gjatë takimi shprehu mirënjohjen dhe falënderimin ndaj institucioneve arsimore të Shqipërisë, të cilat gjithnjë i kanë përkrahur shqiptarët e Maqedonisë në ngritjen e procesit arsimor.

Nga an tjetër, rektori Kule në takim përuroi zëvendëskryeministren për arritjet dhe kontributin që ka dhënë në drejtim të përafrimit të vendit kah Bashkimi Evropian, posaçërisht për nisjen e Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë si rrugë alternative që shpie vendin para, si dhe shprehi dëshirën që sa më shpejtë edhe Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s dhe se bashku me përkrahjen e ndërsjellë dhe me vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë e familjes evropiane. 

Arifi dhe Kule mes tjerash përshëndetën zgjedhjen e anëtarit të ri shqiptarë nga ana e Akademisë së Shkencave të RM-së dhe shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët për një frymë të re evropiane në nivelet akademike.

Arifi po ashtu uroi rektorin e UT-së për titullin e qytetarit të nderit që iu dha  nga  komuna e Çairit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button