FSHH kërkon nga presidenti Ivanov ta kundërshtojë lustrimin

Pasi që Parlamenti të mërkurën miratoi Ligjin e ri për lustrim, pa votat e opozitës maqedonase ndërsa me mbështetje të BDI-së dhe PDSH-së, Fondacioni Shoqëri e Hapur dërgoi kërkesë deri te kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov që të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen ? këtij ligji. 

Ligji që përcakton kushtin për kufizimin e kryerjes së funksionit publik, qasjen deri te dokumentet dhe publikimin e bashkëpunimit me organet e sigurisë së shtetit, sipas FSHH ka shumë mospërputhje dhe paqartësi në të si, lë hapësire për manipulime, përmban shumë ngjashmëri me atë të kaluarin, dispozitat e të së cilit për të katërtën herë i rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Nga kjo organizatë joqeveritare këtë kërkesë e kanë mbështetur në përfundimet e debatit publik të sektorit civil e mbajtur më 12 prill të këtij viti me titull “Çka përmban Ligji i ri për lustrim”. Në debat u tha se  ligj i deputetëve të VMRO dhe BDI i cenon të drejtat e njeriut, nuk i përfshin agjentët të cilët kanë mbledhur informata si dhe nuk merr parasysh rehabilitimin e viktimave.

Ligji kontrovers ka shkaktuar zënka në mes antarëve të komisionit ku kryetari Tome Axhiev dhe antari Çedomir Damjanovski kanë shkëmbyer akuza dhe ofendime në lidhje me afatin e shkurtër 24 orësh, që ka tani komisioni të lustrojë 12 mijë kandidatët për zgjedhjet lokale.

Ndërkaq, kohë më parë duke debatuar për këtë ligj, deputetët shqiptar Xhevat Ademi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH në Komisionin për sisteme janë sulmuar verbalisht ndërmjet tyre, duke fajësuar njëri tjetrin për gënjeshtra!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button