Humb jetën foshnja e sulmuar nga qeni në Australi
Në provincën Victoria të Australisë humb jetën foshnja e cila u sulmua nga një qen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia e provincës thuhet se një foshnje 14 muajshe në një fermë në rajonin Gippsland është sulmuar nga një qen i llojit gjerman Wirehaired Pointer.
Foshnja e cila ka marrë plagë nga fytyra, përkundër ndërhyrjes së ekipeve të shëndetësisë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët e rastit që ndodhi brenda kufijve të Komunës Baw Baw Shire, në deklaratat e dhëna për radiot lokale thanë se gjatë momentit të sulmit nëna e foshnjës ka ndërhyrë te qeni, por që nuk ka arritur të jetë e suksesshme.
CEO i komunës Baw Baw Shire, Alison Leighton, i cili po e mban nën kontroll qenin agresiv, në një deklaratë me shkrim është shprehur se qeni gjerman Wirehaired Pointer nuk është një lloj i ndaluar sipas legjislacionit.