Twitter, një orë jashtë funksionit

Rrjeti social Twitter ka qenë jashtë funksionit për kohën më të gjatë në tetë muajt e fundit, pasi që mikro-blogu i famshëm social ishte pa shërbim për më shumë se një orë.
Megjithatë, mungesa e shërbimit ka ndodhur në një periudhë jo shumë të zhurmshme ditore, pasi që ndërpreja ka ndodhur mes orës 01:00 të mesnatës, thuhet sipas faqes Pingdom.com.

Hera e fundit kur Twitter ishte ndërprerë për një kohë të përafërt ishte më 29 nëntor të vitit të kaluar, si dhe me 24 dhe 25 dhjetor, pohon Pingdom.

Mirëpo, sipas të dhënave të Pingdom.com, Twitter ka gëzuar një shkallë të mirë të shërbimit në secilin muaj, ndërsa në prill të këtij viti ishte 100 për qind në shërbim për përdoruesit e saj.

“Kur Twitter ka dal jashtë funksionit, unë e kam kuptuar se sa shumë e përdor këtë rrjet social” ka thënë përdoruesi Ronen Mendezitsky. “Nuk po mbijetoj. Unë punoj me Twitter” ka thënë një tjetër përdorues i rrjetit të dytë më të madh social në botë, Twitter.com./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button