Modelja e njohur vuan nga një çrregullim i çuditshëm, ndoshta vuani edhe ju

Sara Sampaio është një prej modeleve më të pëlqyera të Victoria`s Secret. Ajo numëron rreth 7 milionë ndjekës në Instagram dhe dallon për bukurinë dhe thjeshtësinë e saj. Para pak ditësh, ajo ka zbuluar se vuan nga një çrregullim mendor që ndikon në përditshmërinë e saj. E ngecur në trafik, modelja e njohur ka kërkuar nga fansat në Instastory që t`i bëjnë pyetje, shkruan Class. Një prej tyre e ka pyetur për rutinën e vetullave dhe ajo është përgjigjur: “Epo përpiqem të mos i prek, por fatkeqësisht vuaj nga trichotillomania dhe i shkul. Kështu që kam shumë hapësira në vetulla dhe thjesht përdor një laps për t`i mbushur!

Pas ka marr një numër të madh mesazhesh nga fansat, që vuanin nga e njëjta gjë, ajo ka vendosur të bëjë një postim më të gjatë lidhur me këtë çrregullim. “Për të gjithë ata që nuk e dinë çfarë është, trichotillomania është një çrregullim i kontrollit të impulseve, që karakterizohet nga një nevojë urgjente për të shkulur vetullat, flokët apo qepikët,” –është përgjigjur Sampaio. Ajo po ashtu, ka shtuar se me këtë gjë është përballur prej moshës 15-vjeçare, kur filloi të shkulte qerpikët, më pas kaloi te vetullat. Modelja ka treguar se kur është në stres kjo gjë përkeqësohet.

Për disa trichotillomania është një çrregullim i menaxhueshëm, ndërsa për disa të tjerë nuk mund të kontrollohet dhe madje mund të mbeten pa flokë, vetulla apo qerpikë. Shkaqet e këtij çrregullimi nuk dihen, por faktorët si rastet në familje, stresi dhe ankthi mund të ndikojnë. Sipas studimeve të ndryshme, trichotillomania prek rreth 4% të popullsisë dhe më të prekura janë gratë.

Me siguri keni dëgjuar për raste të njerëzve që vuajnë nga kjo gjë, por të paktë janë ata që e njohin dhe e dinë që kanë të bëjnë me një çrregullim të quajtur trichotillomania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button