Miami shpallet kampion në NBA

LeBron Xhejms ka udhëhequr Miamin drejt titullit kampion në NBA duke arritur më në fund të sigurojë një trofe të ndjekur prej shumë vitesh.

Ylli i Miami-t shënoi 26 pikë, 11 topa në tabelë dhe 13 pasime, duke udhëhequr skuadrën e tij në suksesin 121-106 ndaj Oklahomas dhe mbyllur serinë finale në 4-1.

LeBron Xhejms ka udhëhequr Miamin drejt titullit kampion në NBA duke arritur më në fund të sigurojë një trofe të ndjekur prej shumë vitesh. Ylli i Majemi shënoi 26 pikë, 11 topa në tabelë dhe 13 pasime, duke udhëhequr skuadrën e tij në suksesin 121-106 ndaj Oklahomas dhe mbyllur serinë finale në 4-1.

“Mbreti” Xhejms më në fund mori kurorën e tij, duke mbyllur gojën e të gjithë kritikëve, i ndihmuar në këtë ndeshje edhe nga shokët e skuadrës, duke filluar nga Uejd (20 pikë) e Bosh (24 pikë), për të vazhduar me Miller i cili shënoi 23 pikë në këtë sfidë. Ky ishte titulli i dytë kampion në historinë e Majemit, që ka premtuar se do të vazhdojë luftën për të fituar trofe të tjerë në të ardhmen, ashtu si Xhejms që tani ka “ligjërisht’ të drejtën të cilësohet një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Ndërkohë, Oklahoma largohet nga finalja me idenë e qartë se kjo humbje do t’i ndihmojë në rritjen e eksperiencës së lojtarëve të saj të rinj, pasi është një nga ekipet me moshën mesatare më të ulët në NBA. Kevin Durant, pikëshënuesi më i mirë i tre sezoneve të fundit, u largua i përlotur nga fusha pas kësaj ndeshje, ndonëse ai nuk kishte çfarë t’i kritikonte vetes pas një tjetër paraqitje të shkëlqyer me 32 pikë e 11 topa në tabelë.

Më atë që është parë në këtë sezon, duket se rivaliteti mes këtyre dy skuadrave mund të kthehet në një traditë për finalen e NBA, pasi qartësisht ata kanë treguar se janë ekipet më të forta në konferencat respektive.

Lajme të ngjashme

Back to top button