Dreshaj ia dorëzon kurorën bukuroshes së re, Diana Avdiu

Bukuroshja Afërdita Dreshaj e dorëzoi kurorën dhe titullin e Miss Universe Kosova, që i fitoi në garën e vitit të kaluar.

Në finalen e Miss Universe Kosova 2012, u zgjodh vajza që do të përfaqësojë Kosovën në botë.

Nga 21 vajza finaliste që garuan, kurora e më të bukurës i takoi Diana Avdiu, e cila do të përfaqësojë Kosovën në garën botërore Miss Universe 2012 që do të mbahet në muajin dhjetor. Vendi ku do të mbahet spektakli pritet të bëhet i ditur në fund të muajit korrik.
Përveç këtij titulli, Diana fitoi edhe titullin Miss Press dhe Miss Interneti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button