(VIDEO) Ronaldo dërgon Portugalinë në gjysëmfinale

Gjysëmfinalistja e parë e Euro 2012 është Portugalia. Ekipa e Christiano Ronaldos mposhti minimalisht në çerekfinale Republikën Çeke me rezultatin 1-0. 

Golin fitimtar e dha Cristiano Ronaldo në minutën e 79-të të ndeshjes pas një goditje precize me kokë duke mposhtur Petr Cech.

Për 90 minuta Portugalia ishte dominante në terren ndërsa çeket kishin disa raste sporadike.

Ne gjysmëfinale Portugalia do te ndeshet me fituesen e çiftit Spanje-France. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button