Clinton i kërkon Nikolicit takim me temë Kosovën!

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, gjatë samitit në Rio de Janeiro, do të takohet me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, merr vesh jo zyrtarisht gazeta Blic e Beogradit. Biseda do të zhvillohet me iniciativë të sekretares amerikane, kurse temë kryesore do të jetë Kosova.

“Që në ditën e parë të konferencës në Rio, përfaqësuesit e SHBA-së iu afruan delegacionit tonë, kërkuan takim dhe morën përgjigje pohuese”, tha për gazetën beogaradae një burim nga delegacioni serb në Brazil, raporton Koha.

“Një zyrtarë amerikan tha se sekretaret Clinton në radhë të parë i intereson Kosova dhe se do të donte të dëgjonte se çfarë planesh lidhur me këtë ka Nikolic, ndërsa gjithsesi interesohet edhe për integrimin evropian të Serbisë”, vijoi ky burim, duke shtuar se Nikolic do të ketë takim edhe me presidentin francez, François Holande, pastaj me homologë të tij nga Turqia, Norvegjia, Hungaria etj. /Telegrafi/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button