Kina lançon satelit për observim të tokës
Kina ka lançuar satelitin Gaofin-11 për observimin e tokës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gaofin-11 është dërguar në orbitë me raketën Long March-4B nga Qendra e Lançimit Taijuan në provincën Shaanxi më veri të Kinës, njoftoi televizioni kinez CCTV.
Sateliti do të përdoret për observim, planifikim urban, projektim të rrjetit rrugor dhe për zonat bujqësore.
Gaofin-11 po ashtu do të shërbejë edhe në kuadër të iniciativës “Brezi dhe Rruga” që synon rigjallërimin e “Rrugës së Mëndafshit”.
Projekti i satelitit Gaofin është inicuar në vitin 2010.
Ditë më parë Kina lançoi në hapësirë edhe dy satelitë binjakë për navigim të serisë Beidou-3.