Casper e tradhton Jennifer Lopezin me një mashkull?

Lajmi që e kanë plasuar disa media të huaja nxiti botën e showbiznesit. Sipas burimeve, djaloshi i ri i këngëtares latine, Jennifer Lopez, Smart ka një lidhje paralele – me një mashkull.

Një burim anonim tha për ueb faqen e internetit “Celebs gather” se Casper Smart po përjeton një lidhje me një mashkull dhe që është, në të vërtetë, homoseksuali që tek Jennifer Lopez ka gjetur një super sponsor dhe dikush që do të promovonte punën e tij.

Diva latine ende nuk ka folur lidhur me këto konstatime dhe mbetet për t’u parë nëse do t’i komentojë këto shkrime nëpërmjet rrjeteve sociale, siç bën ajo shpesh. Aktualisht ajo  gjendet në një turne botërore, ndërsa shoqëri prapa skenës dhe para po i bën pikërisht Casperi.

Balerini 24-vjeçar tashmë ka përfituar shumë nga marrëdhënia e tyre – përveç publicitetit i është dhënë edhe mundësia që të provojë veten edhe si koreograf, ku tanimë ka bërë regjinë e disa klipeve të fundit të J. Lo. Valltari së fundi është promovuar edhe në krye të koreografisë së J. Lo në turneun e saj të këtij viti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button