Maqedoni, anëtarët e rinj të KSHZ-së morën zyrtarisht postin (VIDEO)

Anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot edhe solemnisht u deklaruan për postin e ri. Para kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ata thanë se i pranojnë postet e reja, transmeton Portalb.mk.

Së pari deklaratë dha kryetari i sapo emëruar i KSHZ-së, Oliver Derkovski që është propozuar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Sot e dhamë deklaratën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. E emëruam fillimin e punës së KSHZ-së me nënshkrimin e deklaratave solemne, presim që Kuvendi edhe më tej të sjellë vendime të rëndësishme për punën e KSHZ-së. Do t’i respektojmë kushtetutën dhe ligjet që me sukses ta kryejmë punën e cila do të jetë për zbatimin e referendumit. Azhurimi i listës zgjedhore po bëhet vazhdimisht, ne do të japim kontribut shtesë që të tejkalohen dilemat rreth listës zgjedhore”, tha kryetari i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ndryshe, përparja e përkohshme gjashtëmujore e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është zgjedhur me 100 vota “për” në mënyrë eksperte dhe pa diskutim në seancën e 56 që u mbajt të mërkurën e kaluar, pas marrëveshjes që e arritën partitë politike dhe liderët në takimin të hënën.

KSHZ - Komisioni shtetëror zgjedhor
KSHZ – Komisioni shtetëror zgjedhor

Kryetari i KSHZ-së është Oliver Derkovski, nënkryetare është Dimire Shehu, anëtarë janë: Elizabeta Postollovska, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko, Radica Risteska dhe Enver Saliu.

Me formimin e KSHZ-së janë krijuar kushte për organizimin e referendumit të paralajmëruar për më 30 shtator.


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button