Plagoset një burrë në Zhur të Prizrenit, arrestohet i dyshuari

Rreth orës 22:37 minuta të natës së mbrëmshme në fshatin në Zhur të Prizrenit një burrë është plagosur me armë zjarri.

Pas fillimit të një mosmarrëveshjeje në mes dy personave, situata ka eskaluar dhe ka ardhur deri te përdorimi i armës, njofton Policia e Prizrenit, përcjell Klan Kosova.

“Sipas hetuesve të Policisë së Prizrenit thuhet se i dyshuari D. B. ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës të cilin e ka plagosur nën gju në këmbën e majtë”, thuhet në kumtesë.

I plagosuri është përcjell fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren e më pas në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“Policët dhe krimteknikët kanë kryer procedurat hetimore. Është sekuestruar një pistoletë e llojit të panjohur, ndërkaq i dyshuari është arrestuar”, thuhet më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button