Vrasësi i 22 vjeçarit në Gjilan dikur nën shoqërinë e politikanëve kosovarë (FOTO)

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 26 vjeçar, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçarit nga Gjilani.

Klan Kosova mëson se dorasi i këtij akti, është Liridon Uruqi, ndërsa i njëjti ishte i njohur për autoritetet për shkak se edhe më herët ai ishte arrestuar për përfshirje në raste si plagosje e rrahje.

Sipas disa imazheve të cilat Liridon Uruqi ka ndarë përmes llogarisë së tij të rrjeteve sociale, ai është parë shpesh i shoqëruar nga figura publike.

Në profilin e tij në facebook, 26 vjeçari, ka të publikuara fotografi me politikanët kosovarë si kreun e tanishëm të Skënderajt, Bekim Jasharin, Kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e Gjilanit Qemajl Mustafën, deputetin Daut Haradinaj, si dhe me kreun e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zyrtarëve të tjerë, njofton Klan Kosova.

Fotografitë e tilla të shoqëruar nga politikanët kosovarë duket se janë shkrepur gjatë pjesëmarrjes së tyre në takime në komuna  apo vizita të ndryshme.

Liridon Uruqi si dhe vëllau i tij, janë arrestuar në Gjilan në dyshimet se kryen vrasjen e 22 vjeçarit, Fatlind Arifit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button