Çerekfinalet nisin me sfidën Çeki-Portugali

Faza çerekfinale e Euro 2012 do të nisë me ndeshjen mes Çekisë dhe Portugalisë. Trajneri i skuadrës luzitane, Paulo Bento shprehet optimist në prag të kësaj përballje duke deklaruar se futbollistët e tij janë përgatitur në mënyrën më të mirë.

‘Jemi gati për ndeshjen me Cekinë-tha paulo Bento-kemi besim dhe jemi të bashkuar, gjë që na ka ndihmuar të arrijmë në këtë fazë të Evropianit. Tani na duhet që të shtojmë edhe dozat e motivimit për të vazhduar rrugën tonë”.

Ndërkohë mesfushori Zhoao Mutinjo vlerësoi në maksimum skuadrën çeke duke theksuar se Portugalia nuk do të ketë një përballje të lehtë.

‘Ndeshja me Çekinë do të jetë shumë e vështirë-deklaraoi Mutinjo-do të luajmë përballë një kundërshtari që ka një moral të lartë dhe që është shumë i motivuar. Do të na duhet të japim maksimumin në fushën e lojës’.

Çekia nga ana e saj po punon shumë për përballjen me portugezët. Lajmi më i mirë për skuadrën e drejtuar nga Bilek është rikthimi në stërvitje i Tomas Rosickit që kishtë pësuar një dëmtim gjatë fazës në grupe. Kjo do të thotë se mesfushori pritet të jetë në fushën e lojës përballë Portugalisë. Portugalia dhe Çekia janë ndeshur për herë të fundit me njëra-tjetrën në Euro 2008 ku ishin luzitanët ata që fituan. Por si që do të mbajnë mend gjatë çekët është suksesi i kësaj skuadre në Euro ’96 me rezultatin 1-0 me gol të Karel Poborskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button