Gruevski takon presidentin rus Vladimir Putin

Sot në mesditë Sankt Peterburg të Rusisë, do të realizohet takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit Nikolla Gruevski. 

Putin ka ftuar Gruevskin në drekë, ndërsa takimi zhvillohet në kuadër të Forumit për prezantimin e mundësive investuese dhe volitshmërive të cilat i ofron Republika e Maqedonisë.

Njëherësh në margjinat e këtij Forumi të organizuar nga ana e presidentit Putin marrin pjesë më shumë se 30 politikanë, kryeministra e ministra. Por, edhe pse kjo ngjarje ka këtë domethënie, aty do të marrin pjesë vetëm 4 mes të cilëve do jetë edhe kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski.

Ky forum i cili nga viti në vit më shumë rritet është njëri nga më respektabilët në botë nga sfera e ekonomisë dhe biznesit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button