Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë seancën e 35-të

Në rend dite janë Propozim Ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë për obligimet për Marrëveshjen financiare të dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve të tjera prioritare – faza III, e cila do të kontraktohet midis Bankës investuese evropiane dhe Bankës së Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit, Propozim ligji për borgjmarrjen e Republikës së Maqedonisë me hua te Dojçe Banka për Marrëveshjen për borgjmarrjen e dedikuar për mbështetjen buxhetore dhe Propozim Ligji për plotësimin e Ligjit për të huajt, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të diskutojnë edhe Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe punën e të huajve, me procedurë të shkurtër, Propozim ligjin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, leximi i parë, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkim dhe akuakulturë në leximin e parë dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore gjithashtu në leximin e parë.

Në seancë është paraparë të diskutohet edhe për Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonomi të ujërave në leximin e parë, Propozim Ligjin për material arkivor – leximi i parë dhe Propozim Ligjin për kryerjen e punëve të kontabilitetit, në leximin e parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button