Virusi Ebola zbulohet në Sierra Leone

Virusi i Ebolës është zbuluar në Sierra Leone, dy vite pas zhdukjes së kësaj sëmundje që vrau mbi 11,000 persona në Afrikën Perëndimorë, bëri të ditur qeveria afrikane.

Nuk dihet ende se a është version i ri i sëmundjes, por shkencëtarët thonë se mund të transmetohet tek njerëzit, transmeton REL.

“Në këtë kohë, ende nuk dihet nëse virusi Ebola është transmetuar tek njerëzit, por ka potencial për të infektuar qelizat e njerëzve”, bëri të ditur Amara Jambai, zyrtare e lartë e shërbimeve shëndetësore. Ndër të tjera, Jambai shtoi se “kjo është faza e hershme e gjetjeve” duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë ndërsa pritet të bëhen hulumtime më të gjera.

Hulumtuesit që gjetën virusin, tani po punojnë me qeverinë e Sierra Leone për të gjetur nëse ndonjë person është infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button