Deklaratat solemne të anëtarëve të rinj të KSHZ-së do të mbahen të hënën

Seanca plenare ku do të jepen deklaratat solemne të anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do të të mbahet të hënën me fillim prej ora 10:00, njofton Portalb.mk.

************************************************

09:30 – Në Kuvendin e Maqedonisë është anuluar seanca plenare ku duhej të zhvilloheshin deklaratat solemne të anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Siç njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë se seanca e anuluar vështirë se mbahet sot.

Megjithatë, për çdo informacion do të njoftojnë në kohë.

http://portalb.mk/544198-anulohen-deklaratat-solemne-per-kshz-ne-shkak-seanca-komemorative-per-adem-demacin/

08:45 – Anëtarët e rinj të zgjedhur të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), sot para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të japin deklarata solemne, transmeton Portalb.mk.

Përparja e përkohshme gjashtëmujore e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është zgjedhur me 100 vota “për” në mënyrë eksperte dhe pa diskutim të seancës së 56 që u mbajt të mërkurën mbrëma, pas marrëveshjes që e arritën partitë politike dhe liderët në takimin të hënën.

Kryetari i KSHZ-së është Oliver Derkovski të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa nënkryetare është Dimire Shehu nga BDI, ndërsa anëtarë janë Elizabeta Postollovska nga VMRO-DPMNE-ja, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM, si dhe Enver Saliu nga Besa e fraksionit të Bilall Kasamit.

Me formimin e KSHZ-së janë krijuar kushte për organizimin e referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë.

U verifikua përbërja e re e KSHZ-së, kaluan ligjet që ishin kusht nga opozita

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button