Ministri Mançevski deri te RTM-ja dhe ASHMAA-ja: Menjëherë të jepni dorëheqje

Sikur ditët e kaluara, edhe sot ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski ftoi anëtarët e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM) dhe Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) që të japin dorëheqje, raporton Portalb.mk.

“Mua më vjen çudi, që anëtarët e këshillit të RTM-së dhe ASHMAA-së, në asnjë mënyrë nuk ju përgjigjën thirrjes sime që të japin dorëheqje. Një institucion profesional i pavarur, një transmetues publik i pavarur, do të përgjigjej në thirrjen që të dorëzojë dorëheqje, kjo për shkak të gjendjes katastrofale në të cilën është RTM-ja. Edhe njëherë i ftoj, që menjëherë të japin dorëheqje”, tha Mançevski.

Në rast se edhe më tej të njëjtit nuk japin dorëheqje, Mançevski njoftoi se ka plan B.

“Ka. Nëse ka nevojë do ta publikojmë. Mendojmë se nuk do të ketë nevojë të vijmë deri tek ajo”, tha Mançevski.

Sipas Mançevskit, për shkak të moslargimit të anëtarëve të Këshillit të RTM-së dhe ASHMAA-së, VMRO-DPMNE-ja bllokon miratimin e ligjit për ASHMAA-në.

Paraprakisht, Mançevski ka njoftuar, se nëse diskutimi në Kuvend për ligjin në fjalë vazhdon me ritmin e deritashëm, ligji do të miratohet pas dy vjetëve, më 2020-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button