Kanë filluar aktivitet për ndërtimin e kopshtit në Shtip

Kopsht i ri për fëmijë në lagjen Senjak 4

Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçbarski, në zgjedhjet lokale (tetor 2017) si kandidat i LSDM për kryetar në Komunë, premtoi ndërtim të kopshtit të ri për fëmijë në lagjen 4. Premtimi i përmendur është pjesë e programit parazgjedhor të Boçvarskit: “Jetë në Shtip për të gjithë” (faqe 12 në pjesën “Komunë për të gjithë ne” dhe në faqe 26 në pjesën “Projekte lokale – Bashkësia urbane “Senjak”), dhe projekti është duke u realizuar. 

Me 05.12.2017, dy muaj pas ardhjes në funksionin e kryetarit të komunës, Boçvarski në konferencë për shtyp kumtoi se janë siguruar mjete financiare për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në Shtip, lokacioni i të cilës është në lagjen Senjak, ndërsa është përgatitur edhe dokumentacioni i nevojshëm teknik. Po ashtu, atëherë u tha se edhe investimi i përgjithshëm arrin vlerën prej 36,8 milion denarë, prej të cilëve 16 milion janë mjete prej rajonit malor lindor, ndërsa pjesën e mbetur do ta co-financojë Komuna dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Kjo është një mundësi e mirë që të lëvdrohemi se në periudhën e ardhshme do të fillojmë me realizimin e një prej projekteve kryesore kapitale me të cilët dolëm në zgjedhjet e fundit lokale. Bëhet fjalë për kopsht për 200 fëmijë i cili është 1500 metër katror dhe është shumë i nevojshëm për qytetin tonë, sepse në tridhjetë vitet e fundit në Shtip nuk ka pasur kopsht fëmijësh (Boçvarski)

Kah mesi i muajit mars (2018) prej Komunës së Shtipit informuan se me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, tokën për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve në lagjen Senjak 4 e kanë marr nën shfrytëzim të përhershëm

Dua të informojë opinionin se në Komunën e Shtipit se mbrëmë në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë toka ndërtuese për kopshtin për fëmijë në lagjen Senjak i është ndarë Komunës së Shtipit. Ky është një hap më tej në drejtim të ndërtimit të një prej projekteve të mëdha kapitale të cilët i premtuam në fushatën parazgjedhore dhe me të cilin krenohemi në veçanti. Pikërisht për këtë informojë opinionin se kopshti për 200 fëmijë do të ndërtohet në parcelë prej 5518 m2. Hapi i radhës është që të sigurojmë mjetet të cilat janë votuar në qendrën për zhvillim të rajonit malor lindor prej rreth 16.000.000 denarësh, ndërsa Komuna e Shtipit do të mbulojë pjesën e mbetur të buxhetit diku më shumë se 20.000.000.00 denarë. (Boçvarski

Me 14 e këtij muaji (korrik 2018) portali “Sakam da kazham” publikoi se Komuna e Shtipit dhe Qendra për zhvillim të Rajonit malor lindor, nënshkroi Marrëveshje për ndërtimin e kopshtit në Shtip.

Këto ditë (20.07.2018) mediumet informuan se Qendra për zhvillim të rajonit malor lindor (RML) do të shpall tender për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve në lagjen “Senjak” në Shtip, dhe siç u komunikua, procedura e tenderit duhet të përfundojë deri me 10 gusht.

Burimi: Vërtetmatesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button