Nëse ndjeni ngërç në këmbë dhe dorë apo bark, mos vozisni

Ndjekja e disa këshillave të zakonshme derisa udhëtoni gjatë verës dhe në kushte të temperaturave të larta mund ta shpëtojnë jetë tuaj, por edhe e të tjerëve, ky është mesazhi i Këshillit republikan për sigurinë në trafikun e rrugëve (KRSTRR)për të parandaluar aksidentet e trafikut gjatë verës.

Se temperaturat e larta kanë ndikim serioz mbi udhëheqjen e veturave tregon statistika. Sipas të dhënave e Ministrisë së Punëve të Brendshme pjesa më e madhe e aksidenteve në trafik gjatë një viti ndodhin pikërisht në korrik dhe gusht dhe në periudhat më të nxehta prej orës 11 deri në 17.

Në vitin 2010 numri më i madh fatkeqësive ka ndodhur në gusht gjithsej 477, më tej në korrik 448. Sipas statistikës së MPB-së pjesa më e madhe e aksidenteve në 2010 kanë ndodhur në periudhë prej 14 deri në 16 ose 581 fatkeqësi nga gjithsej 4.226.

Ministrja Gordana Jankullovska thotë se policia për këtë shkak do të ndërmarrë masa të reja dhe përkatëse që të preventohen fatkeqësitë në trafik, por theksoi se është e rëndësishme shoferët t’u përmbahen rekomandimeve.

“Ta adaptojnë shpejtësinë në kushtet e rrugës ta adaptojnë sjelljen e tyre, kur ndjejnë lodhje të ndalen të pushojnë, kurse më tej të vazhdojnë me udhëtimin”, rekomandon Jankullovska duke shtuar se ka dallim të madhe në numrin e aksidenteve në periudhën kur mbizotërojnë nxehtësitë në krahasim me periudhat e tjera të vitit. 

Nga KRSTRR thonë se vozitësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mbrohen nga vapa, derisa presin në renditje të ekspozuar në diell.

“Pasi janë identifikuar vendet kritike, kurse ato janë renditjet e gjata në kalimet pagesore, në kalimet kufitare dhe semaforët. Aktivitetet e Kryqit të Kuq do të zhvillohen në  vendet ku rreziku nga goditja e nxehtë është më i madh” tha profesori Mile Dimitrovski nga KRSTRR.

Nga kryqi i Kuq tregojnë se me rëndësi është që të njihen simptomat e goditjes së nxehtë, si ndjenja e dobësi, etje intensive dhe kokëdhimbje, ngërç  në këmbë dhe dorë dhe bark./Portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button