Tetovë, shkollat e mesme profesionale me plot vende të lira

Në afatin e parë të regjistrimit në shkollat e mesme profesionale në Tetovë nuk ka pasur shumë interesim edhe pse në këto shkolla drejtimet janë profesionale dhe kuadro për këto drejtime ka shumë pak në rajonin tonë.

Në shkollën e mesme profesionale “Mosha pijade” në vitin shkollor janë paraparë të ketë 21 paralele në gjuhën shqipe edhe atë me 714 nxënës, nga ku në afatin e parë me 14 dhe 15 qershor janë paraqitur vetëm 102 nxënës, ndërsa kanë ngelur edhe 612 vende të lira, ndërsa në paralelet më mësim në gjuhën maqedonase janë paraparë 9 paralele me 306 nxënës dhe janë pranuar 78 nxënës, duke ngelur kështu edhe 228 vende të lira, njofton ndihmës drejtori Sherif Memeti. 

“Situata është pothuajse e njejtë edhe në shkollën e mesme profesionale Gjorçe Stojçevski, në të cilën është paraparë të ketë 10 paralele në gjuhën shqipe me gjithsej 340 nxënës, ndërsa në afatin e parë kanë konkurruar 128 gjysëm maturantë, me çka janë pranuar vetëm 86 nxënës. Në këtë shkollë ka edhe 220 vende të lira për paralele në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën maqedonase është e hapur vetëm një paralele, mirëpo në afatin e parë nuk është paraqitur asnjë nxënës”, thotë zëvendës drejtori  Sulejman Fetau.

Përndryshe, afati i dytë i regjistrimeve do të jetë më 27 dhe 28 qershor, kur pritet të plotësohet edhe numri i vendeve të lira në këto shkolla të mesme profesionale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button