VMRO-Popullore kërkon ministrin Spiro Ristovski në duel televiziv

Qeveria po përpiqet t’i kalojë Kuvendit për  votim ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, akuzoi sot Biljana Jovanovska, nga VMRO-Popullore duke shtuar se në këtë mënyre po tentohet të punësuarit me afat të përkohshëm ti kthen në të papunë.

“Një nga arsyet për këto ndryshime të famshme është që këtë vit fillon të skadojë afati penal, përkatësisht periudha prej 5 viteve, pas së cilës të gjithë personat e papunësuar që ishin involvuar në të ashtuquajturat masat-projekte për punësim mund të kthehen në evidencën e të papunësuarve”, tha Biljana Jovanovska në preskonferencën e VMRO-PP-së. 

Gjithashtu ajo tha se arsyeja e dytë është që Qeveria papunësinë në Maqedoni në vend se ta zgjidhë me investime dhe punësime në sektorin real ajo të rinjtë i destinojë në procesin arsimor përkatësisht në studim. Rikujtoi se ka kaluar periudha prej 5 vitesh për studime, kurse një pjesë e të rinjve diplomuan dhe magjistruan dhe është e pashmangshme periudha deri në fund të këtij viti ata përmes evidentimit si të papunësuar në Agjencinë për punësime nga Qeveria ta kërkojnë të premtuarën dhe të drejtën kushtetuese e punës. 

“Neni 55 dhe 56 nga propozim ndryshimet e ligjit për punësim janë diskriminuese dhe degraduese për të gjithë në veçanti për kuadrot e rinj të arsimuar në të cilin qeveria thotë “Ju faleminderit që diplomuat dhe magjistruat, por nëse nuk pranoni rikualifikime dhe punësime të tipit të molerit, rrobaqepësit, mirëmbajtës të higjienës do të fshiheni nga evidentimi”!, theksoi Jovanovska.

Më në fund ajo i bëri thirrje për të tretën herë ministrit Spiro Ristovski në duel televiziv në të cilin do të ballafaqohen me faktet  dhe problemet në lidhje me papunësinë dhe pasqyrimit joreal të numrit të personave të papunësuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button