Greqisë i pengojnë targat maqedonase, MPJ të njoftuar me rastin

Greqia edhe këtë vit është top destinim për të kaluar pushimet verore, por për dallim nga vitet tjera ju pret një eksperiencë që me siguri do të ju irritojë. Në targat e reja të automjeteve që tani përmbajnë edhe shkurtesën MK, doganierët grekë vendosin një letër ngjitëse e cila shpjegon se Greqia e njeh Maqedoninë me emrin FYROM. 

Letra është aq e madhe sa që mbulon 1/3 e targës, dhe ju duhet ta mbani gjatë gjithë qëndrimit në Greqi. Ky identifikim i këtillë mund të ‘tërheq’ vëmendjen e nacionalistëve grekë, të cilët çdo vit sulmojnë dhjetëra vetura me targa të Maqedonisë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se janë të njoftuar me veprimet e autoriteteve kufitare greke. /Portalb/  

Lajme të ngjashme

Back to top button