Maqedonia ndër më të mirat në Ballkan në luftën kundër tregtisë me njerëz

Maqedonia sërish është në grupin e parë të vendeve të cilat tërësisht e respektojnë Aktin për mbrojtjen e viktimave nga tregtia me njerëz, theksohet në raportin e rregullt vjetor global të Stejt departamentit amerikan. Sipas raportit, Qeveria e Maqedonisë tërësisht i përmbush standardet minimale për eliminimin e kësaj të keqeje.

Megjithatë, Stejt departamenti ka vërejtje ndaj autoriteteve të Maqedonisë se nuk kanë arritur të sigurojnë para për viktimat që gjenden në strehimoret dhe se nuk bën sa duhet në riintegrimin e tyre.

Uashingtoni rekomandon që Qeveria të veprojë në mënyrë më aktive dhe t’i përforcojë përpjekjet për identifikimin e viktimave, si dhe të sigurojë se nuk do të depërtohen apo ndëshkohen si rezultat i asaj se kanë qenë pjesë e tregtisë.

“Maqedonia është burim, destinacion dhe rrugë transiti për viktimat e tregtisë me njerëz dhe punës së dhunshme. Gratë dhe fëmijët në Maqedoni janë vet viktima të territorit të vendit. Viktimat e huaja, të cilat janë objekt  i prostitucionit të detyrueshëm apo punës, vijnë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Ukraina dhe Kosova, qëndron në raportin, lajmëroi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

Stejt departamenti i rangon vendet në tre grupe. Ata të grupit të para tërësisht i respektojnë standardet për luftë kundër tregtisë me njerëz. Në të dytin, vendet pjesërisht i respektojnë standardet, e ai përmban edhe nëngrupe në vendet e të cilave situata është veçanërisht e përkeqësuar.

Grupi i fundit i tretë fare nuk e respekton Aktin për mbrojtjen e viktimave nga tregtia me njerëz. Nga rajoni, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Turqia dhe Serbia gjenden në grupin e dytë, ndërsa në Maqedoni në grupin e parë shoqëri i bëjnë Kroacia dhe Sllovenia. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button