Ndikimi i temperaturave të larta mbi sigurinë e komunikacionit

Këshilli republikan i komunikacionit të rrugëve (KRKRr) sot në pres-konferencë do ta prezantojë hulumtimin për ndikimin e temperaturave të larta mbi vozitësit dhe mbi sigurinë e komunikacionit.

Sipas statistikës, numri i aksidenteve të trafikut është më i madh gjatë verës, ndërsa vozitësit më pak kanë kujdes në ndikimin e kushteve verore sesa të atyre dimrore.

KRKRr do të kumtojë edhe rekomandime praktike për njohjen e simptomave nga temperaturat e larta dhe ofrimin e ndihmës së shpejtë në atë rast.

Në prezantimin do të jetë i pranishëm edhe ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button