27 milionë njerëz jetojnë si robër

Përafërsisht 27 milionë njerëz jetojnë si robër, thuhet në Raportin vjetor të Stejt Departamentit Amerikan për tregtinë ilegale me njerëz.

Stejt Departamenti thotë se është arritur përparim i caktuar në luftën kundër tregtisë ilegale me njerëz në shumë vende të botës.

Vetëm 33 nga gjithsej 185 shtete, të përfshira në këtë raport, kanë norma juridike adekuate konform ligjeve ndërkombëtare për ndalimin e tregtisë me njerëz. Në mesin e shteteve më pak të notuara gjenden 17 shtete, mes të cilave Alzhiri, RD Kongo, Libia, Korea e Veriut, Arabia Saudite dhe Siria.

“Edhe përkundër marrëveshjeve të nënshkruara dhe ligji i votuar me të cilin ndalohet robëria, faktet tregojnë se shumë burra, gra dhe fëmijë jetojnë si robër për shkak të tregtisë ilegale me njerëz. Pas 150 viteve nga fitorja e lirisë në SHBA, kjo liri vazhdon të jetë iluzion për miliona njerëz në botë”, deklaroi sekretarja e shtetit amerikan, Hillari Klinton.

Lajme të ngjashme

Back to top button