Kolona e pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës

Në pikat kufitare të Kosovës, gjatë sezonit të verës, vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe vijnë në Kosovë, si dhe të atyre që dalin nga Kosova.

Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen në kufirin e Hanit të Elezit (100 metra), në kufirin e Merdares (500 metra) si dhe në kufirin e Mutivodës (50-70 metra). Pritjet në hyrje në pikën kufitare në Merdare raportohen të jenë deri në dy orë, transmeton Klan Kosova.

Përkundër deklarimeve të autoriteteve për shtim të kapaciteteve në kufij, pritjet e gjata janë shpesh të paevitueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button