Mlladenov lut Poposkin: Ta lëmë historinë, Bullgaria e do Maqedoninë

Interpretimet politike të historisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet të mbeten në të kaluarën. Kjo është porosia e ministrit bullgar të Punëve të jashtme, Nikollaj Mlladenov të cilën ia ka drejtuar kolegut të tij maqedonas Nikolla Poposki në urimin me rastin e 2 gushtit, Ditës së Republikës.

“T’i lëmë interpretimet e historisë në të kaluarën dhe të lejojmë që shoqëritë tona në mënyrë të sinqertë t’i përmbahen vlerave euroatlantike për liri, të drejta të njeriut dhe qeverisje të të drejtës. Unë jam thellësisht i bindur se vetëm në këtë mënyrë do të mund ta arrijmë mirëqenien ekonomike të  cilën e dëshirojmë”, tha Mlladenov në urimin e tij.

Bullgaria e përkrah dhe çdoherë e ka përkrahur aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe në lidhje me këtë e ndan eksperiencën e saj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button