Emrat e spiunëve sot do të shpalosen para publikut

Sot pritet që në ueb-faqen e Komisionit të shpalosen bashkëpunëtorët e ish-shërbimeve sekrete. Edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua ditë më parë, pritet nga Kryetari i Komisionit për lustrim, Tome Axhiev të jep leje që dosjet e vërtetuara nga Komisioni me emrat e 11 spiunëve të dalin në rrjetin e internetit.

Listës së njohur për publikun me dhjetë emra i është shtuar edhe një person. Në mes tyre gjenden dhe tre shqiptarë.

Një pjesë e anëtarëve të Komisionit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, propozojnë që Komisioni të pushojë me punë derisa Gjykata nuk prononcohet lidhur me këtë çështje.

“Me publikimin e emrave të kodoshëve Komisioni shkel parimin e prezumcionit të pafajësisë duke marrë para sysh atë se kjo zgjidhje nuk është përfundimtare dhe nuk ka finalizim gjyqësor, deklaroi anëtari i Komisionit, Çedomir Damjanovski.

Kryetari Tome Axhiev, pohon se, Komisioni do të vazhdojë me punë derisa Gjykata kushtetuese nuk merr vendim për pezullimin e disa dispozitave të ligjit të ri.

Disa intelektualë paralajmëruan padi penale për presidentin Gjorge Ivanov dhe 35 deputetëve që votuan ligjin e ri sepse sipas tyre këto kanë shkelur Kushtetutën. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button