Jahjaga, po s’u largua, nuk jep dorëheqje!

Presidentja Atifete Jahjaga zor se do të japë dorëheqje vullnetarisht nga posti, nëse këtë nuk e kërkojnë me ngulm ata që ishin pjesë e marrëveshjes për zgjedhjen e saj, vlerëson kreu i KMDLNj-së, Behxhet Shala. Sipas tij, ‘kumbara e Jahjagës’, ambasadori amerikan Christopher Dell, tashmë është tërhequr nga respektimi i marrëveshjes për të mbajtur zgjedhje presidenciale këtë vit.

Ndërsa, presoni tjetër vendimmarrës, kryeministri Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është i gatshëm që të pranojë vetëm pjesën e marrëveshjes për reformën kushtetuese, por jo edhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentes.

Shala ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se fati i Jahjagës varet edhe nga dinamika e bisedimeve të pritshme për veriun, për faktin se do të duheshin krerë shtetërorë që marrin përgjegjësi për vendime të mëdha.

E ndërkohë, Shala thekson se ndërkombëtarët janë duke bërë presion që të krijojnë një qeveri të gjerë, ku do të përfshihej PDK-ja, AAK-ja dhe mundësisht edhe LDK-ja. /Telegrafi/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button