Serbët e veriut bllokojnë sërish kufirin në Jarinje!

Rreth 100 serbë të Leposaviqit dhe të Leshakut, kanë bllokuar të enjten rrugën magjistrale nga kufiri me Serbinë në Jarinje e deri në Rudnice, një fshat ku dyshohet për një varr masiv në afërsi të Rashkës.

Sipas medieve lokale serbe, serbët kanë bllokuar rugën të pakënaqur me lëvizjet e automjeteve, të cilat bartin mallra komerciale.

Siç ka deklaruar kryetari ilegal i Leposaviqit, Dragisha Vasic, qytetarët konsiderojnë se kjo është edhe një përpjekje që në vendkalimet kufitare të instalohen institicionet e Kosovës dhe që kjo pjesë e krahinës, siç ka thënë ai, të integrohet në sistemin kosovar, raporton Zëri.

“Qytetarët në protestën e tyre shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qëllimeve të institucioneve të Prishtinës, që me integrimin e veriut të Kosovës ta rrumbullakësojnë pavarësinë e tyre. Kjo çfarë po ndodh në veri është vetëm vazhdim i rezistencës së serbëve nga viti i kaluar, të cilët me të gjitha mjetët demokratike kanë kundërshtuar institucionet e Kosovës dhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat janë përpjekur që me dhunë ta instalojnë doganën e Kosovës dhe policinë kufitare”, ka thënë Vasic.

Ai më tej ka shpjeguar se qytetarët që kanë bllokuar rrugën po i lëshojnë vetëm veturat e udhëtarëve, por që automjeteve transportuese ua kanë ndaluar kalimin nëpër pikën kufitare në Jarinje. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button