Aliu akuzon RDK-në: Ndihmon qeverinë antishqiptare

Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare Imer Aliu sot në kuvend ka akuzuar deputetin e Rilindjes Demokratike Kombëtare, Izet Zeqiri se i ndihmon të promovohet Qeverisë, sipas tij, antishqiptare.

“Një deputet i opozitës i jep mundësi të mirë kësaj qeverie shoviniste, nacionaliste, antishqiptare të promovon projekte inekzistente në hapësirat shqiptare dhe vendet e banuara me shqiptarë. Ky deputet merr të drejtën, guxim të cilin nuk e kanë deputetët e BDI-së për shkak se janë të vetëdijshëm se nuk kanë çka të promovojnë sa i përket projekteve në rajonet shqiptare” ka thënë Aliu duke theksuar se kjo është diçka që nuk ka ndodhur deri tash në parlament. 

“Sigurisht se javët e kaluara shohim se si ky deputet dhe kjo parti bën edhe kuorum për shumicën parlamentare, domethënë ndihmon çdo hap të pozitës parlamentare” ka theksuar Aliu dhe kërkoi pauzë prej një ore për shkak të problemit tani më të njohur me mungesën e transmetimit direkt në shqip të folësve shqiptar në kanalin televiziv paralmentar, ato përkthehen në gjuhën maqedonase edhe pse flasin shqip./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button