Lojrat Olimpike, peshëngritësi Pulaku pozitiv në doping

Kanë mbetur vetëm disa orë nga çelja zyrtare e Lojrave Olimpike “Londër 2012”, ndërsa një prej përfaqësusve të ekipit shqiptar ka rezultuar pozitiv ndaj testit anti-doping. 

Fjala është për peshëngritësin elbasanas Hysen Pulaku i cili do të garonte në peshën 77 kg në “Londër 2012” i cili ishte edhe pretedent për medalje në këtë olimpiadë. 

Mësohet se Pulaku rezultoi pozitiv në testin e parë, ndërkohë që i është nënshtruar edhe testit B të analizave. Nëse edhe në testin e dytë ai do të rezultonte pozitiv atëherë ai do të përjashtohet nga Lojrat Olimpike.

Peshëngritja e cila ishte desiplina më pretendente në lojarat olimpike ka shënuar rastin e dytë të substancave të ndaluara, pas Erkand Qerimajt, që mbeti jashtë Olipmiadës për këto shkaqe dhe u pezullua nga të gjitha aktivitetet sportive për një periudhë të caktuar kohore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button