Është zhdukur një tetovare, ka shkuar te kushërira e saj dhe nuk është kthyer më
Dje rreth orës 10:00 në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, D.M (23) ka denoncuar se me 14.07.2018 rreth orës 17:00 nga shtëpia është larguar në drejtim të panjohur nëna e tij S.M (45), njofton MPB, transmeton Portalb.mk.
Ajo i ka thënë djalit të saj se do të shkojë te kushërira e saj, por nuk është kthyer.
Policia njofton se janë marrë masa për gjetjen e saj.