Grupi “Pussy Riot” merr përgjegjësinë për pushtimin e fushës në finale
Grupi muzikor rus “Pussy Riot” ka marrë përgjegjësinë për hyrjen në fushë të katër personave në finalen e Kampionatit Botëror.
Katër anëtarët e grupit anarkist vrapuan nëpër fushë derisa po zhvillohej minuta e 52 e finales të cilën e fitoi Franca me rezultat 4 me 2.
Grupi gjatë viteve të fundit kanë ngritur zërin dhe kanë protestuar kundër presidentit Vladimir Putin.