Vonesa e kryeministrit, debat i ashpër në Kuvend

Seanca e pyetjeve parlamentare filloi me debat të ashpër për shkak të vonesës tashmë të zakonshme të kryetarit të qeverisë Nikolla Gruevski. Edhe sot, si edhe në çdo seancë tjetër, kryeministri erdhi në sallën e Kuvendit me 50 minuta vonesë. 

Seanca filloi me reagimin e deputetes opozitare Vesna Bendevska për vonesën e fillimit të seancës. 

“Vonesa e kryetarit të qeverisë tregon mosrespektin e tij ndaj institucionit më të lartë shtetëror. Nësë ndonjë i punësuar tjetër i Kuvendit vonohet për 5 minuta, i shkurtohet një orë nga mëditja, ndërsa kryeministri sot u vonua për 50 minuta, me çka nuk ka merituar mëditjen e sotshme” – tha Bendevska.

Bendevska kërkoi nga kryetari i Kuvendit që të reagojë për vonesën e kryeministrit. Veljanovski u përgjigj se edhe deputetja Bendevska nuk ishtë në sallë nga ora 11, gjë që shkaktoi reagim të ashpër nga grupi parlamentar i LSDM-së. Ata përkujtuan se seanca për pyetjet e deputetëve mund të fillon edhe pa një deputet, por nuk mund të fillon pa kryeministrin. Vonesa e tij dhe ngushtimi i hapësirës për pyetje deputetësh sipas LSDM-së e degradon institucionin pyetje deputetësh. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button