Reuters: Greqia s’ka mundësi të paguajë borxhin

Në vazhdën e publikimeve të përditshme negative për Greqinë, Athina zyrtare është tronditur orët e fundit edhe nga lajmi ekskluziv i agjencisë Reuters, se vendi nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të paguar kredite dhe kështu që ka nevojë për një ristrukturim të ri të borxhit të tij kolosal. 

Reuters u referohet tre zyrtarëve të lartë të BE-së të cilët kanë deklaruar në mënyrë anonime se kosto e këtij reduktimi duhet të bjerë mbi BQE dhe të qeverive të zonës së euros.Sipas gazetave financiare të së mërkurës, bëhet fjalë për një ristrukturim të paketës së parë të ndihmës ndaj Greqisë prej 110 miliard euro si dhe për bonot greke që disponon BQE me vlerë prej 48 miliard euro.Me një reduktim prej 50% ,borxhi do të ulet me rreth 75 miliard euro. Sipas të njejtave burime BE do të duhet të zgjedhë midis tre të këqijave.

1)Falimentimit të Greqisë  
2)Zgjatjes së periudhës së pagesës së kredive me dy vjet
3)Një kombinimi zgjidhjesh me një ristrukturim të borxhit me 50% ku edhe shuma prej 50 miliard euro që Greqia ka marrë për rikapitalizimin e bankave të mos llogaritet tek borxhi i saj i përgjithshëm. Ndërkohë nuk ka asnjë gadishmëri nga Berlini dhe aleatët e tij, si dhe nga BQE për të ndërmarrë në këtë fazë veprime të tilla dramatike. 

Në këtë klimë paniku dhe pasigurie jo vetëm në Greqi, por edhe në gjithë jugun evropian viziton Athinën presidenti i Komisionit Europian Manuel Baroso për herë të parë pas gati 4 vitesh. Qëllimi i tij – të mbeshtesë kryeministrin Samaras në përpjekjen për të mbajtur Greqinë në zonën e monedhës së përbashkët.

Synimi i Athinës zyrtare është të shtyjë periudhën e shlyerjes së kredive me dy vjet, ndërsa burimet qeveritare nuk përfshijnë në agjendën e bisedimeve zyrtare një ristrukturim të ri të borxhit. Vizita e Manuel Baroso bëhet në momentet kur në Athinë ndodhen edhe përfaqesuesit e trojkës, të cilët deri tani kanë dhënë mesazhin se kësti i gushtit prej 31.5 miliardë eurosh nuk do jepet nëse nuk zbatohen me urgjencë reformat./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button