MPJ e Bullgarisë e përshëndeti ftesën e NATO-s për Maqedoninë
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2018/02/bullgari.gif?fit=675%2C310&ssl=1)
E përshëndesim vendimin nga samiti i NATO-s për fillim të bisedimeve me Republikën e Maqedonisë për inkuadrim në Aleancë – hap vendimtar drejt përkatësisë së saj euroatlantike, ceket në kumtesën e MPJ-së bullgare, të liferuar nga BTA.
“E përshëdnesim vendosshmërinë e Qeevrisë në Shkup për të vazhduar me zbatimin e reformave dhe me përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ceket në kumtesë.
Nga ana jonë, vazhdon MPJ bullgare, do të vazhdojmë ta japim mbështetjen e domosdoshme në frymën e Marrëveshjes sonë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, që e nënshkruam në vitin 2017, dhe shton se “përparimin e arritur e shohim edhe si sukses të politikës sonë aktive për të ardhme evropiane dhe euroatlantike të mbarë rajonit – prioritet i realizuar me sukses në kuadër të kryesimit të sapopërfunduar me sukses bullgar me Këshillin e BE-së”.
Ftesa drejt Republikës së Maqedonisë është konfirmim i qartë se politika e Aleancës e “dyerve të hapura” mbetet aktuale dhe kontribuon për siguri dhe stabilitet në hapësirën euroatlantike.