Tetovë: Kanali për ujitje më në fund pastrohet

Kanali që do të pastrohet në rajonin e Pollogut i cili përdoret për ujitje nga bujqit përfshin 33 kilometra gjatësi. Kjo ka qenë kërkesë që bujqit e kësaj treve e kanë parashtruar vite me radhë, pasi që bujqësinë e kanë mbijetesë kryesore.

Pastrimi do të përfundojë brenda një kohe të shkurtë ndërsa në vendngjarje ka dalur sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë Besir Jashari. Ai tha se kanali në gjatësi prej 33 kilometra, përfshinë 11 kilometra kanal nga fshati Radiovcë deri në Bistricë, 14 kilometra nga Zdunja deri në Pirok dhe nga Raveni deri në Vrapçisht 8 kilometra. 

“Është filluar në vendet ku ka qenë më problematike depërtimi i ujit dhe pastaj vazhdon më tutje pastrimi në bazë të projektit të paraparë nga ana e Ministrisë në gjatësi prej 33 kilometrave”, tha Besir Jashari./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button