Ban Ki-Moon: Zgjidhja e kontestit të emrit është imperativ

Jam i gatshëm të ndihmoj, ta lehtësoj procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe do ta dërgoj përfaqësuesin tim Matthew Nimetz në Athinë për ti vazhduar bisedimet për këtë çështje. Kështu u shpreh sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon gjatë fjalimit të tij para pak çastesh në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai theksoi se zgjidhja e kontestit të emrit mbetet imperativ dhe se të dyja palët duhet të tregojnë vullnet të mirë.

“Ju keni qëllim për t’iu bashkangjitur Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe e di që keni pengesë në realizimin e këtij qëllimi. Imperativ është të zgjidhet çështja e emrit. Unë jam i gatshëm të ndihmoj, ta lehtësoj procesin e zgjidhjes së kësaj çështjeje. Jam këtu me përfaqësuesin tim Matthew Nimetz dhe do ta dërgoj atë në Athinë për ti vazhduar bisedimet për këtë çështje. Mund të mbështeteni në OKB-të dhe njëkohësisht u jap kurajë kryeministrit dhe presidentit dhe të parlamentit të jenë të bashkuar dhe përkushtuar ta zgjidhin këtë çështje. Të dy palët patjetër të dëshmojnë përkushtim duke promovuar atmosferë pozitive përmes deklaratave të tyre publike” tha Ki-Moon.

Mes tjerash ai ka falënderuar Maqedoninë që ka hapur dyert refugjatëve të Kosovës.

“Zemrat e tuaja mijërave refugjatëve gjatë luftës në Kosovë dhe ju falënderoj për këtë ndihmë” tha Ki-Moon duke vazhduar të lavdërojë qeverinë Gruevski për përkushtimin e treguar gjatë Dekadës së romëve si dhe rezultatet në decentralizim.

Ai dukej i kënaqur nga pjesëmarrja e femrave në Parlamentin e Maqedonisë dhe përbërja kryesisht “e re” e këtij tempulli të demokracisë.

“OKB do të vazhdojnë t’ju përkrahë në të gjitha sferat që nga shërbimet shëndetësore, luftën kundër trafikimit me njerëz, luftën kundër dhunës ndaj grave dhe të tjera” tha Ki-Moon. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button